www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rezarta Shkurta rreh Rozana Radin…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Rezarta Shkurta rreh Rozana Radin…   Wed Dec 08, 2010 10:16 pm




I janë rikthyer historisë së vjetër, duke u bërë në këtë mënyrë protagoniste të një sherri banal që ka përfunduar në dyert e policisë. Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta janë konfliktuar sërish me njëra-tjetrën, ndonëse vetëm 2 javë më parë u puthën në emisionin “E diela shqiptare”. Rezarta, pasi i kishte kërkuar falje një natë më parë në party-n që u organizua pas festivalit “Kënga Magjike”, i dha një të puthur Rozanës gjatës emisionit të Gjebreas. Siç duket, shkak për acarimin e mëtejshëm të situatës është bërë intervista e këngëtares Radi në emisionin “Zonë e lirë”, ku ndër të tjera u shpreh se nuk e njihte Rezarta Shkurtën, pas pyetjes që Arian Çani i bëri në lidhje me të… Duket se ky nuk është rasti i parë që këngëtarja Rezarta Shkurta përfundon në dyert e policisë, ajo ka pasur edhe më parë një përballje të tillë pas akuzave që ish-shoqja e ngushtë, Afroviti Goge kishte bërë në adresë të saj. Por, për të zbuluar më shumë rreth këtij konflikti, le të lexojmë bashkë rreshtat në vijim…
Ngjarja
Rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës, aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi është dhunuar nga kolegia e saj në muzikë, Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i kësaj të fundit, Ermal Hoxha. Sherri duket se është iniciuar nga një debat që vajzat kanë bërë në ‘Facebook’. “Rreth orëve të mesnatës, në faqen time të ‘Facebook’-ut, shtetasja Rezarta Shkurta më ka sharë dhe ofenduar duke më shkruajtur në inbox mesazhe me fjalët më banale që përmban fjalori i gjuhës shqipe”, – citon Rozana Radi në procesverbalin për kallëzimin e veprës penale. Ky nuk është rasti i parë që dy këngëtaret përballen me njëra-tjetrën, pasi edhe më parë ato kanë pasur një konfrontim në reality show-n kosovar “VIP Shpija”, ndonëse këtë herë situata ka degraduar deri në dhunë fizike. Siç duket, Rezarta gjithë mllefin e akumuluar prej kohësh për Rozanën vendosi t’ia shprehë në orët e para të mëngjesit të së hënës. “Unë i thashë që nëse kishte diçka për të thënë në lidhje me mua, të shkruante në gazetë ose të vinte të m’i thoshte përballë, por ajo më tha se unë nuk takohem me ty, duke më fyer përsëri. Më pas kjo shtetase më shkruan përsëri dhe më thotë se dua të të takoj, duke më kërkuar numrin e telefonit. Unë ia shkruajta dhe më pas i thashë, ok, hajde takohemi. Pas thuajse 15 minutash më merr në telefon një numër, të cilin nuk e njihja dhe më thotë se jam Rezarta, prandaj zbrit poshtë shtëpisë”, – vijon më tej Rozana në deklaratën e bërë në komisariatin e policisë. “Shtetasja Rezarta Shkurta më mori në telefon dhe më tha jemi tek ky Mercedezi me drita të fikura…….


Unë në këtë moment i hapa dyert, pasi i kisha të siguruara, dhe po prisja që ajo të vinte të hipte në makinë me qëllim që ta sqaronim problemin. Por ajo vjen, hap derën e shoferit ku isha unë dhe pa më folur fare u hodh sipër meje duke më qëlluar me grushte në çdo pjesë të trupit; më kishte bllokuar sediljen e parë dhe unë nuk mund të dilja nga makina. Në një moment, unë gjej mundësinë dhe dal nga makina për t’i shpëtuar kësaj shtetaseje, pasi ishte shumë e dhunshme dhe në të njëjtën kohë më shante me fjalë banale. Në momentin që unë dola jashtë, atëherë nga makina e saj doli edhe një djalë, i cili më kapi nga krahët dhe po më mbante, në një kohë që ajo filloi të më godiste përsëri. Personi i cili doli nga makina, ishte shtetasi Ermal Hoxha, i cili më tha se jam bashkëshorti i Rezartës. Në momentet që këta shtetas po më godisnin, aty po kalonte një makinë policie dhe unë menjëherë, sapo i pashë, u dola përpara dhe iu tregova ngjarjen”, – sqaron Rozana.
Bëmat e Rezit
“Dje në orët e mbrëmjes ndodhi një debat i fuqishëm mes 3 VIP-ave tanë: Rezarta Shkurtës, Big Mamës dhe Rozana Radit. Debatin e filloi Big Mama, duke i thënë Rezartës se nuk bën asnjë punë në shtëpi”, u raportua pak më muaj më parë në mediat rozë. Rezi i përgjigjet se nuk ka ardhur për të larë e shpëlarë këtu, por për t’u kënaqur dhe bërë show. Big Mama nisi t’i ulërasë Rezit duke i thënë: “Mjaft bëre si viktimë, se po e shikon që të nominuam të gjithë dhe fillon e lëpihesh që të ndryshosh gjendjen e votave”.
Rezi nuk mbetet pas, duke i thënë se nuk dëshiron të ketë punë me femra të tilla me fjalor banal, që nuk meritojnë as t’u flasësh. Bigu u nxeh edhe më shumë nga kjo situatë dhe iu afrua Rezit aq afër, saqë banorët e tjerë të shtëpisë u ngritën dhe i dolën para, pasi menduan se ajo ishte gati të ngrinte edhe dorë (aq më tepër që gjatë zënkës, Bigu kishte një shkop në dorë që e vërviste në ajër). Viktimë e rastit është bërë edhe modelja Afroviti, e cila nuk kishte gisht në gjithë këtë mesele, por Rozi i thotë Rezartës se, ‘unë nuk të nominova se doja ta nxirrje fytyrën deri në fund dhe prej teje e hëngri edhe Vita, se nuk kisha kë të nominoja tjetër’. Afroviti nuk di ç’të thotë, por qëndron një kohë të gjatë pa folur deri sa kthehet nga Rezi dhe i thotë: “Unë nuk mund të qëndroj më këtu, po dal nga kjo shtëpi! Nuk durohet më kjo gjendje dhe aq më tepër ky fjalor vulgar”. Rezi i përgjigjet se, nëse ajo ikën, nuk do të dalë vetëm, sepse Rezi do ta shoqërojë: “Na presin gjëra më të bukura jashtë, familja, të dashurit, nuk kemi pse qëndrojmë këtu dhe prishim nervat me njerëz që nuk kanë as bazat e edukatës dhe nuk kanë as familje dhe askënd që i pret jashtë”. Rezi nis të përlotet duke u kthyer nga kamerat dhe duke i kërkuar ndjesë publikut për situatën e ndodhur dhe i kërkon të zotit të shtëpisë dorëheqjen nga “VIP Shpija”. Përpos këtyre dy konflikteve, Rezarta është zënë edhe me mikeshën e saj të fëmijërisë, pikërisht modelen Afroviti Goge. Thuhet se Rezi e ka rrahur keq Vitën dhe kjo e fundit e ka denoncuar gjithashtu dhunën e ushtruar ndaj saj nga Rezi. Prej asaj kohe, Rezi e ka të ndaluar ta takojë Vitën, megjithatë ajo i kushtoi shoqes së vjetër këngën “Budallaçkë e vogël”, me të cilën u shpall fituese e çmimit ‘Tendencë’ në festivalin “Kënga Magjike”.
Çfarë thotë Rozi?
Pasi zbuluam në lidhje me këtë konflikt mes këngëtareve, shkuam në rajonin e policisë, prej nga ku shkëputëm edhe një prononcim të shkurtër prej Rozanës, e cila deri më tani duket të jetë më e dëmtuara në këtë histori. Rozi tregoi se gjithçka kishte për të thënë, e deklaroi në polici, sikundër u shpreh se është në pritje të vendimit që do të marrin organet kompetente. Nga sa mësuam pak më vonë përmes një komunikimi me celular, sipas raportit të mjekut, Rozana Radit i është dëmtuar keq syri i majtë, si pasojë e dhunës që këngëtarja Shkurta ushtroi mbi të, madje këngëtarja, përveçse e kishte syrin e mavijosur, kur e takuam pohoi se kishte probleme me shikimin.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Re: Rezarta Shkurta rreh Rozana Radin…   Thu Dec 09, 2010 12:20 am

ishalla po pshtoni qka jeni tranu kshtu qka kisha rrjeh qet Rrezarta Shkurten se shum po fryhet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Rezarta Shkurta rreh Rozana Radin…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum