www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ciljeta: Cmendurite per Aleksin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Ciljeta: Cmendurite per Aleksin   Thu Dec 09, 2010 12:31 am

“Kur këndon për ndarjen nuk qajnë vetëm vargjet dhe muzika, por edhe vetë këngëtarja. Unë nuk qava sepse nuk isha brenda asaj gjendjeje emocionale pasi përndryshe do të isha përlotur në atë skenë më shumë se disa kolege të mia”. Kështu pohon Çiljeta menjëherë pas finales së “Këngë Magjike” ku këndoi “Të dy qajmë të ndarë”. Dhe në fakt nuk kishte përse ta bënte, pikërisht tani që nuk e lidh asgjë me ndarjen, por vetëm me dashurinë, ashtu siç ajo e dëshironte, të fortë dhe pasionante, që ta bënte të ndjehej plot emocion dhe energji pozitive. Kështu pra, pas një karriere që po i shkon për bukuri, dhe disa punëve të tjera ekstra si imazhe promocionale, prezantime spektalesh etj, ja ku vjen dhe Aleksandri që ta bëjë Çiljetën vajzën më të lumtur në botë. Apo ndoshta jo? Në fakt edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për prekjen e lumturisë, dhe është vetë këngëtarja e cila na pohon se megjithëse ka marrë çfarë ka dashur deri tani nga jeta, përsëri nuk ndjehet e lumtur. Le ta zbulojmë arsyen dhe plot detaje të tjera nga lidhja e saj tremujore por e jetuar me një intensitet të paparë.
Pak javë më parë zbuluam lidhjen tënde me Aleksandrin, tani duhet patjetër të ndash me ne disa informacione rreth kësaj historie…
Në kohën kur ju nxorët lajmin, pasi paparaci juaj kishte realizuar edhe fotot, unë refuzova të jap detaje pasi lidhja jonë sapo kishte nisur. Në fakt edhe sot që po flasim, kemi jo më shumë se tre muaj bashkë, por çuditërisht ndjehem e gatshme të flas për këtë histori, e cila më ka rrëmbyer të tërën dhe ne po jetojmë aq intensivisht saqë më duket sikur kam një kohë shumë të gjatë me Aleksin.
Çfarë ka ai djalë aq speciale që të ka bërë kaq shumë për vete?
Në dashuri jo gjithçka është e shpjegueshme, ashtu sikundër as unë nuk e kuptova se si mjaftoi vetëm një shikim i imi me atë djalë tek i cili në fillim u tërhoqa nga pamja e këndshme për tu dashuruar më pas me gjithçka të tij. Mesa duket Aleksi ishte tamam tipi i djalit që unë doja të kisha në krah. Me një natyrë shumë të çiltër, me komportimin prej mashkulli xhentil shumë të ëmbël, por pa anashkaluar edhe atë pjesën burrërore alla shqiptare që tek ai rri shumë bukur, unë gjeta pra gjithçka kërkoja.
Aleksandri është rritur jashtë Shqipërisë. Çfarë dinte ai për ty në kohën kur u njohët?
Shumë pak, thjesht dinte që isha këngëtare, që kisha një jetë shumë aktive me koncerte e festivale. Por nuk dinte dhe madje u surprizua shumë nga natyra ime shumë miqësore, e çiltër, shumë e thjeshtë, madje në sytë e tij edhe paksa naïve.
Fama jote më shumë e kënaq apo e bezdis?
Që kur jemi njohur e deri tani duket sikur e kemi eklipsuar njëri-tjetrin, ose siç mund të thuhet ndryshe, sikur e kemi marrë peng, por në kuptimin e mirë të fjalës. Me Aleksin unë jam thjesht e dashura e tij, me ato cilësi që ai i pëlqen t’i gjejë tek vajza që ka në krah. Jam e sigurtë që po të kisha qenë një mendjemadhe dhe hundëpërpjetë për shkak të famës, lidhja jonë nuk do kishte zgjatur as dy ditë. Aleksi ka shumë stimë për veten dhe nuk do të duronte dot në krah një femër që i shet mend.
Megjithatë, kur shoqërohesh me një vajzë të njohur, jetën e një çifti normal nuk e bën dot, p.sh ke gjithnjë paparacët nëpër këmbë apo jo. Si sillet ai me to?
Përpiqet të jetë i sjellshëm, kur vjen Erdi psh, paparaci juaj, më thotë “ ja e nxorri ky prapë aparatin” por nuk bën asgjë të ekzagjeruar. Përpiqet si edhe unë të shijojë çdo moment paçka se blicët i kemi kudo ku shkojmë.
Na tregove se kjo është me të vërtetë një histori dashurie pasionante, madje kemi dëgjuar se ke bërë edhe një tatuazh si dedikim për të dashurin tënd. Nuk është ca si shumë?
Është një nga çmenduritë që kam bërë për Aleksin dhe e kam realizuar vetëm disa ditë mbasi isha njohur me të. Po më bënte të ndjehesha aq mirë sa vendosa të bëj një tatuazh me emrin e tij dhe me fjalët “Have a baby by me” e grupit Fifthy Cent, të cilën të dy e pëlqejmë shumë.
Po ai ka bërë ndonjë çmenduri të këtyre përmasave për ty?
Tatuazhe nuk ka bërë dhe nuk do të më pëlqente, pasi djemtë me tatuazhe nuk më duken tërheqës. Por përkushtimi i tij ditë mbas dite është më shumë sesa një çmenduri, që do të zgjaste vetëm disa çaste.
Meqenëse është rritur në Angli, a thua ka ndikuar ai vend në karakterin e Aleksandrit duke e bërë indiferent dhe të privuar nga xhelozia?
Aspak, ne në fakt jemi të dy shumë xhelozë për njëri tjetrin por jo deri në bezdisje. Aleksi është natyrë që dëshiron ta posedojë femrën e vet dhe mua pikërisht kjo më ka pëlqyer tek ai. Duke qenë një vajzë që i kam realizuar të gjitha gjërat e mia vetë që e vogël, më duhej pikërisht një mashkull i tillë në krah që të më udhëhiqte. Aleksi bën pikërisht këtë.
Ti ke patur një lidhje të gjatë pesëvjeçare, me Romeon. Ka raste kur i rikthehesh asaj historie për të kuptuar çfarë ka patur aty të gabuar dhe për të mësuar më pas nga këto gabime, të paktën ato që kanë qenë përgjegjësi e jotja?
Nuk jam tip që mendoj për të shkuarën, por në këtë rast bëhet fjalë për një gjë të rëndësishme të jetës time që natyrisht ka lënë gjurmë tek unë. Me Romeon u lidha kur isha pothuajse fëmijë. Kam mësuar shumë gjëra nga ajo lidhje, jam rritur në shumë aspekte.
Aleksandri ka qenë kureshtar të mësojë detaje mbi të kaluarën tënde?
Absolutisht jo. Si djalë i rritur jashtë, ai ka komplet tjetër vizion. Nuk mund t’ia lejojë vetes që të bëhet i bezdisshëm duke më ngacmuar për gjëra të kaluara, ndërkohë që fare mirë mund të shijojmë të tashmen dhe të projektojmë të ardhmen.
Meqë ra fjala, e ardhmja çfarë rezervon për çiftin e ri?
Shumë gjëra, të bukura natyrisht.
Që do të thotë një fejesë, plane për të jetuar së bashku, një fëmijë si tek kënga e Fifty Cent?
Asnjëra nga këto, edhe pse Aleksi e di tashmë dëshirën e madhe që unë kam për t`u bërë nënë, madje kam në plan të bëj jo një, por tre fëmijë. Gjithsesi, pavarësisht se unë po jetoj një histori dashurie shumë të bukur, përsëri mendoj se është shpejt të vendosim për gjëra të mëdha. Megjithatë, gjatë kësaj kohe që Aleksandri ishte në Tiranë, kemi provuar të bashkëjetojmë për ca javë dhe u kënaqëm shumë të dy. Kuptuam se ai zgjimi në mëngjes pranë njëri-tjetrit ishte një mrekulli që ia vlente të mos e vononim akoma. Sa për pjesën tjetër të ditës, që kur jemi njohur ne rrimë gjithë kohën bashkë kështu që e kemi testuar edhe këtë mënyrë jetese e cila i ka rezistuar provës së rutinës.
Po ndonjë plan e keni bërë gjithsesi, psh Aleksi do rikthehet në Angli apo ka vendosur të rrijë në Tiranë?
Aleksi do kthehet për pak ditë në Angli, ai ka lindur në Tiranë por është rritur andej dhe nuk përshtatet dot me jetën këtu. Kaq kohë sa ka ndenjur, e ka bërë vetëm për mua.
Si do vazhdojë lidhja juaj?
Mendoj se do shkoj unë me të. Si fillim për të bërë një master për diplomaci, më pas të shoh, mund të rri për fare, por jo në Londër, më pëlqen Miami.
Që do të thotë se do të braktisësh punën dhjetë vjeçare në Shqipëri për të qenë një njeri anonim në Miami?
E pse jo, më ka lodhur gjithë kjo vëmendje, nuk është se fama dhe popullariteti janë për mua si ajri, bëj shumë mirë edhe pa to. Pastaj t’ju them të drejtën, në Shqipëri nuk jam e lumtur. Më është kthyer gjithçka në rutinë, ngrihu në mëngjes, shko pi kafe të Blloku, pastaj palestër, pastaj prapë kafe, pastaj koncert… Është shumë e mërzitshme. Dua të ndryshoj jetë, mesa duket ky vend nuk mund të më ofrojë më shumë se kaq. Tani që jam me Aleksin kam një arsye më shumë për ta realizuar këtë ëndërr timen.
Kishim krijuar përshtypje tjetër, ingranimi yt në PD jepte idenë se ti kishe plane të mëdha në të ardhmen në politikë?
Jam futur në PD me dëshirë shumë të madhe, ne jemi si familje demokratë. Jam akoma shumë e re për tu marrë me punë partie, kam vetëm pasionin asgjë tjetër. Nuk ushqej ide të mëdha.
Më vonë mbase mund të të vinë ofertat. Ti do t’i mirëprisje apo do vrapoje drejt anonimatit tënd në Miami?
Kur kam dhënë intervistën e parë, në moshën 15 vjeç, më pyetën çfarë do bëhesh kur të rritesh. Unë i thashë politikane, madje deputete. Në një pozicion të tillë mund të më prishej mendja, natyrisht pasi të kem bërë shkollimin e duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Ciljeta: Cmendurite per Aleksin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum