www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Argjentina: Fama është gjë e bukur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Argjentina: Fama është gjë e bukur    Thu Dec 09, 2010 12:40 am



Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila së fundi shkëlqeu në festivalin ´Kënga Magjike´, duke fituar edhe çmimin ´Magjia e Parë´, thotë për Telegrafi.com se fama është gjë e bukur për një artist.
“Jeta ime ka ndryshuar shumë. Nuk ka shans të eci nëpër rrugë pa më njohur njerëzit, është një gjë shumë e çuditshme. Dhe i falënderoj të gjithë fansat që më përshëndesin dhe komplimentojnë gjithmonë. Fama është një gjë shumë e bukur për një artist. Sa më shumë famë aq më shumë do të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë muzikën, punën tënde”, është shprehur Argjentina.

Falënderimin më të madh për sukseset e saj ajo ia dedikon familjes së saj dhe të fejuarit Valonit, me të cilin tash e dy vite është duke bashkëjetuar.

“Ka dy vite që bashkëjetojmë. Dhe jemi shumë të lumtur me njëri tjetrin. Valoni është spontan, lojal, elegant, dhe shumë i dashur. Ne jemi sikur të martuar pasi që edhe bashkëjetojmë, por meqë jemi shumë të angazhuar ende nuk jemi duke menduar për martesë. Por dasma e ëndrrave të mija do të ishte në ndonjë bregdet të bukur”, ka thënë Argjentina.

Ajo thotë se çmimi “Magjia e parë” në festivalin “Kënga Magjike” ka ardhur si befasi e këndshme për të.

“Ishte një çmim befasues për mua. Kjo është hera e parë që marr pjesë në ndonjë festival dhe të fitosh çmim do të thotë shumë. ´Magjia e parë´ është një çmim që u jepet artistëve të rinj dhe unë jam shumë e lumtur jo vetëm për çmimin, por edhe për këngën që është pëlqyer shumë”, është shprehur ajo.

Argjentina, e cila përveç muzikës studion fotografinë në akademinë e arteve, aktualisht është në përgatitje edhe të tre këngëve të reja, dy prej të cilave janë këngë ritmike dhe një tjetër është baladë. Kjo e fundit, sipas këngëtares, do të realizohet në bashkëpunim me aktorin dhe këngëtarin Fatos Kryeziu.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Argjentina: Fama është gjë e bukur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum