www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AAK: Do të largohet robëria që ka kapluar Kaçanikun

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: AAK: Do të largohet robëria që ka kapluar Kaçanikun    Thu Dec 09, 2010 6:05 am



Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha të mërkurën në Kaçanik se ky vit do të jetë më i vështiri nëse me 12 dhjetor nuk do të bëhen ndryshime të mëdha. E sipas tij, ndryshimet e mëdha janë nëse votohet koalicioni AAK-lista “Ibrahim Rugova”, e cila do të sjellë zhvillim ekonomik prej 7 %, rritje të pagave dhe të mira tjera për vendin.
Shala gjatë takimit me qytetarët e Kaçanikut ka akuzuar qeverinë, që sipas tij ia ka humbur dinjitetin Kosovës. Sipas tij, lajmin e mirë që e presin është se janë të parët në Kaçanik dhe në Kosovë.

Ukë Rugova, nga lista “Ibrahim Rugova” ka thënë se do të bëjnë gjithçka që është e mundur që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të kthehet në Kosovës.

Ai ka thënë me qeverinë që do ta bëjnë me AAK-në do ta qojnë vendin në BE dhe NATO. Rugova po ashtu premtoi në Kaçanik kthimin e investimeve të huaja dhe zhvillim ekonomik.

Ndërkaq, Daut Haradinaj ka kërkuar votën e kaçanikasve për koalicionin AAK-lista ‘Ibrahim Rugova”, pasi sipas tij kanë vlerat më të mira aktualisht në Kosovë.

Ai akuzoi PDK-në dhe Xhabir Zharkun që në zgjedhjet lokale kanë vjedhur vota, por tha se nga 12 dhjetori Kosova dhe Kaçaniku do të frymojnë lirshëm dhe me fitoren e këtij koalicioni do të largohet robëria që ka kapluar Kaçanikun.

Me këtë rast, Haradinaj ka theksuar se Kosova ka pasur dy vërshime kohët e fundit, atë nga të reshurat dhe ‘rrenat’ e Thaçit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

AAK: Do të largohet robëria që ka kapluar Kaçanikun

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum