www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Thaçi: BE t'i tejkalojë paqartësitë për Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Thaçi: BE t'i tejkalojë paqartësitë për Kosovën    Fri Dec 10, 2010 5:23 am



Prishtinë, 9 dhjetor - Brukseli është vonuar me agjendën për Kosovën evropiane, thotë në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë Hashim Thaçi, kryeministër në dorëheqje dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për ofertën zgjedhore të partisë së tij, Thaçi tha se Partia Demokratike e Kosovës është partia e konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës, është partia e mundësive të reja në shtetin tonë, partia që po punon për konsolidimin dhe forcimin e Kosovës evropiane.
Sipas tij, “në vitin 2007 qytetarët kanë besuar në premtimet tona, ndërsa tani i besojnë punës sonë, të cilën e ndjen secili qytetar në të mirën e vetes, të familjes së tij dhe të shoqërisë kosovare”.
Përr “vija të kuqe” të koalicioneve të mundshme paszgjedhore, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi theksoi se dëshiron të ndërtojë një qeveri reformatore, një qeveri integruese, shumëpërfshirëse, një qeveri që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, që do të punojë për Kosovën evropiane. “Andaj, edhe mesazhi im është ‘Së pari Kosova – Partia Demokratike e Kosovës’. Koalicioni im është me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.

I pyetur për njërën nga sfidat më të mëdha për qeverinë e ardhshme - integrimin e pjesës veriore të vendit, ai u shpreh i vendosur se “do të vazhdojmë të respektojmë dokumentin e presidentit Ahtisari”. Thaçi shtoi se në të njëjtën kohë do të vazhdojë të punojë në strategjinë për integrim – një strategji kjo që nënkupton sundimin e ligjit, formimin e komunës së re, organizimin e zgjedhjeve në tri komunat tjera, por edhe investime socio-ekonomike. Do të ndodhë integrimi edhe qytetar, edhe territorial.
Nëse do të mbahen ose jo zgjedhjet në atë pjesë të vendit, Thaçi thas e “Kutitë e votimit do të hapen edhe në veri dhe kjo do të ndodhë për herë të parë. Kam besim në sukses, kam besim në angazhimet tona të përbashkëta të politikës së shtetit të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë”.
Kryemnisitri në dorëheqje dhe kryetari i PDK-së, ripërsëriti se brenda “15 muajsh nga janari i viti të ardhshëm, do të ndodhë liberalizimi i vizave. Ne do ta meritojmë liberalizimin e vizave. Brukseli nuk do të vonohet si deri më tash për perspektiven evropiane të Kosovës”.
Gjatë mandatit katërvjeçar ai tha se do ta integrojë Kosovën në NATO dhe do ta ofrojë për t’u integruar në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ka sfida, por këto sfida janë në të mirën e vendit – do të thotë, implementimi i kritereve demokratike në politikë, ekonomi dhe legjislacion.
Pohimeve se afati 15 muajsh për liberalizim vizash është jo real, Thaçi iu kundërvu me kritikën se “Brukseli është vonuar me agjendën për Kosovën evropiane”. Ai u shpreh se Kosova e ka merituar edhe udhërrëfyesin, edhe liberalizimin e vizave. “Kemi implementuar shumë standarde demokratike - më tepër se disa vende të tjera të rajonit që kanë fituar të drejtën e liberalizimit të vizave”.

Sipas tij Bashkimin Evropian duhet ta “tejkalojë paqartësinë që ka për të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës”. Ai tha se beson në Kosovën evropiane dhe kjo do të ndodhë. Kam kontakte të vazhdueshme me Brukselin. Brukseli ka konfirmuar liberalizimin e vizave.

I pyetur se rreth çfarë çështjesh do të pranojë të bisedojë me Beogradin, Hashim Thaçi u përgjigj se takimet do të ndodhin në kohën e përshtatshme, në interesin e dy vendeve dhe të popujve tanë, ndërsa përfundimi i këtyre takimeve do të rezultojë me njohjen reciproke që do t’i ndodhë Kosovës dhe Serbisë mes vete, si dy shtete të pavarura, për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, në fqinjësi të mirë.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Thaçi: BE t'i tejkalojë paqartësitë për Kosovën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum