www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Isa Mustafa nuk përjashton koalicionin me Vetëvendosjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Isa Mustafa nuk përjashton koalicionin me Vetëvendosjen   Fri Dec 10, 2010 5:24 am


Tiranë, 9 dhjetor - Në takimin e dytë të ciklit të emisoneve "Kosova Zgjedh", në Top Channel ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili shpalosi programin politiko ekonomik të partisë së tij, program me të cilin LDK pretendon të marrë qeverisjen e Kosovës më 12 dhjetor. Fillimisht lideri i LDK së foli situatën pas zgjedhjeve të 12 dhjetori ku në rast se vota në këtë ditë shpall LDK në fituese emri i kryeministrit do të zgjidhej nga strukturat e partisë. Pyetjes se nëse pas zgjedhjeve do të merrte postin e kryeministri ai iu përgjigj: "Këtë çështje do ta zgjidhim brenda LDK dhe nëse dalim në një mendim të përbashkët se unë duhet të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës unë atë do ta bëj. Njëherë të fitojmë zgjedhjet e pastaj të vendosim se kush do të qeverisë", tha Mustafa. Ai premtoi një qeverisje gjithëpërfshirëse, nën shembullin e qeverisjes së Prishtinës, madje edhe më të mirë.
"Qeverisja duhet të jetë më e mirë se sa modeli i Prishtinës. Ka vështirësi në trajtimin e problemeve pronësore dhe të menaxhimit të kompanive publike", deklaroi Mustafa. Kreu i LDK së më tej theksoi se asnjë prej personave që kanë mbajtur postin e ish ministrave gjatë koalicionit me PDK në dhe që aktualisht janë kandidatë për deputetë të LDK së, nuk do të jenë pjesë përbërëse e kabinetit të ri. Mustafa përjashtoi kategorikisht koalicionin me PDK duke preferuar qëndrimin në opozitë. Ky koalicion sipas tij do të ripërsëriste gabimet e mëparshme.
Mustafa tha se përsa i përket qeverisjes nevojiten ndryshime thelbësore ku në qeveri të përfshihen figura të pastra e të aftë për t'u ballafaquar me vështirësitë e sfidat e zhvillimit ekonomik e integrimit europian. "Të gjithë personat që do të jenë në qeveri nuk do të kenë mundësi të merren me biznes dhe do të përpiqemi që në administratë mos kemi nepotizëm", u shpreh Mustafa. Isa Mustafa u shpreh se në listën e LDK së 70 për qind e personave janë njerëz që nuk kanë qenë më parë deputetë e të përzgjedhur me kujdes. Përsa i përket koalicionit paszgjedhor Mustafa pasi përjashtoi PDK-në, u shpreh se partia e tij ka pasur qasje me AAK-në. Por gjithsesi, ai tha se gjithçka mbetet për t'u diskutuar pas 12 dhjetorit. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një koalicioni edhe me lëvizjen Vetëvendosje me të cilën tha ai duhet të diskutohet çështja e programit. Ai tha se do të preferonte një koalicion me bazë të gjerë, qeverisje të qëndrueshme dhe kontroll të njerëzve qeverisës.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Isa Mustafa nuk përjashton koalicionin me Vetëvendosjen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum