www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 1,5 miliard euro

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 1,5 miliard euro   Fri Dec 10, 2010 5:28 am



Prishtinë, 9 dhjetor – Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë, të publikuara nga Enti i Statistikave, tregojnë se deficiti tregtar për muajin tetor ka arritur në 167.8 milionë euro. Deficiti tregtar i Kosovës, në dhjetëmujorin e këtij viti, ka arritur në 1 miliard e 500 milionë euro, nga 1 miliard e 333 milionë euro sa ishte në shtator.
Gjatë muajit tetor ka pasur edhe rritje të eksporteve të Kosovës. Ato kanë arritur shifrën e 28.3 milionë eurove, që janë 3.2 milionë euro më shumë se muaji paraprak dhe 46.2 për qind më shumë se muaji tetor i vitit 2009. Ndërsa, importi për muajin e dhjetë të vitit ka arritur në 196.1 milionë euro, apo 4.8 për qind më shumë krahasuar me tetorin e vitit 2009.
Metalet bazë dhe artikujt prej tyre mbeten grupi kryesor i eksportit të Kosovës me 63.3 për qind të të totalin të tyre për muajin tetor. Kurse eksporti i produkteve minerare ka shënuar një rritje të lehtë, nga 16.3 për qind sa ishin në muajin shtator, në 17.1 për qind në muajin tetor. Eksporti i produkteve bimore gjatë muajit tetor ka qenë në nivel prej 4.2 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani kanë qenë në nivel 3.3 për qind.
Tekstil dhe artikuj tekstili janë eksportuar në nivel të totalit prej 3 për qind, kurse 2.8 për qind është eksportuar plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre.
Sipas të dhënave të ESK-së, grupi kryesor i importit janë produktet minerale me 19.6 për qind, pasojnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 14.1 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 10.6 për qind, metale bazë dhe artikuj prej tyre me 9.1 për qind, produkte të industrisë kimike me 7.9 për qind dhe mjetet e transporti me 6 për qind.
Përqindja më e madhe e eksportit në muajin shtator ishte në drejtim të Italisë (24 për qind). Prodhimet kosovare janë eksportuar edhe në Maqedoni (9.6 për qind), Shqipëri (8.7 për qind), Zvicër (6.6 për qind) etj.
Ndërsa, sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga Maqedonia (13.9%), Gjermania (13.5%), Serbia (13.2%), Turqia (7.8%), Kina (6.8%) etj. Bashkimi Evropian merr pjesë në eksportin e vendit tonë me 38 për qind, kurse në import me 39.1 për qind.
Bilanci tregtar ose diferenca në mes eksportit dhe importit është një prej komponentëve kyç në rritjen ekonomike. Ekspertët kanë theksuar se niveli i lartë i deficitit dëmton ekonominë vendëse, pasi bëhet eksporti i parasë së gatshme, i cili bën që të ulet likuiditeti i ekonomisë vendëse dhe të ketë mungesë të parasë së gatshme dhe kjo dëmton procesin e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Stimulimi i investimeve të jashtme dhe i prodhimtarisë vendëse shihen si dy alternativa për uljen e deficitit tregtar.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Deficiti tregtar i Kosovës arrin në 1,5 miliard euro

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum