www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHBA-të të shqetësuara me kërcënimet serbe në veri të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: SHBA-të të shqetësuara me kërcënimet serbe në veri të Kosovës    Fri Dec 10, 2010 5:29 am


Washington, 9 dhjetor -Diplomati i lartë amerikan, Thomas Countryman, tha se Uashingtoni është i “shqetësuar” për deklaratat e bëra, javën e kaluar, nga zyrtarët serbë në Kosovën veriore, lidhur me zgjedhjet parlamentare më 12 dhjetor.

Liderët lokalë kanë tërhequr vërejtjen se krijimi i vendvotimeve në katër komuna me shumicë serbe, në pjesën veriore, do të paraqiste provokim.

Dragisha Milloviq, nga Komuna e Zveçanit, tha se hapja e vendvotimeve në hapësirat serbe do të ishte e “papranueshme”.

Në një dëgjim në Komisionin e Helsinkit të Shteteve të Bashkuara, mbrëmë në Uashington, zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Thomas Countryman, pos tjerash, tha:

“Këto kërcënime nga java e kaluar e kanë pasur efektin e tyre të dëshiruar, duke i frikësuar votuesit, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në çfarëdo mënyre në jetën publike të Republikës së Kosovës”.

“Ato janë kërcënime të besueshme, pasi ndodhin në kontekstin e një varg incidentesh të dhunshme, të drejtuara kundër serbëve në veri të Kosovës, që bashkëpunojnë”, tha zoti Countryman.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara “presin dhe inkurajojnë Qeverinë e Serbisë të bëjë çdo gjë të mundshme për ta qetësuar atmosferën dhe për të parandaluar çfarëdo dhune të tillë”.

Dëgjimin në Komisionin e Helsinkit të Shteteve të Bashkuara e bashkëkryesuan senatori Benjamin L. Kardin dhe përfaqësuesi Alsi L. Hastings, të cilët kërkuan qartësi në koordinimin e politikës së Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në dëgjim u përfshinë Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Bashkëkryesuesi Hastings argumentoi se konflikti i ripërtërirë në rajon duhet të bëhet i pamundshëm, pasi vendet për të cilat bëhet fjalë, duhet ta shohin të ardhmen e tyre në Evropë, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni zyrtar duhet të ndalen.

Zoti Hastings i tha dëshmitarit - zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Thomas Countryman, se angazhim aktiv i Shteteve të Bashkuara nuk do të duhej të legjitimohej vetëm qasja e Bashkimit Evropian për Ballkanin, por po ashtu “ta bëjë qasjen e BE-së më tepër substanciale dhe më tepër konstruktive në proces”.

Bashkëkryesuesi Kardin ftoi për qartësi në politikat e Shteteve të Bashkuara dhe të BE-së, duke argumentuar se “këtyre shteteve u duhet ndjenja konkrete e drejtimit” dhe se “dykuptimësitë qartazi po shfrytëzohen nga politikanët në Ballkanin Perëndimor për avantazhin e tyre”.

Zoti Thomas Countryman u pajtua me fjalët e bashkëkryesuesit, duke thënë se, “siç e ka bërë të qartë sekretarja Klinton, gjatë vizitës së saj në tetor, Shtetet e Bashkuara janë të vendosura në përkushtimet e tyre për Ballkanin Perëndimor”.

Ai theksoi se “ne ishim gjatë periudhës më të vështirë e mbesim të përkushtuar edhe sot, për ndihmë për secilin prej shtatë vendeve, për realizimin e aspiratave të tyre për stabilitet, prosperitet dhe anëtarësim në institucionet euroatlantike”.

Në dëgjimin në Uashington ishin edhe anbëtarët e senatit Jeanne Shaheen dhe George Voinovich, dhe anëtarët e Dhomës Përfaqësuese Earl Pomeroy dhe Russ Carnahan, të cilët aktivisht ishin të involvuar në politikat e zhvillimit të Ballkanit gjatë viteve.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

SHBA-të të shqetësuara me kërcënimet serbe në veri të Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum