www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FER-i: Bashkimi i Mitrovicës s’ka qenë fare në agjendë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: FER-i: Bashkimi i Mitrovicës s’ka qenë fare në agjendë   Fri Dec 10, 2010 5:31 am


Mitrovicë, 9 dhjetor - “Bashkimi i Mitrovicës, as që ka qenë në agjendë të keq-qeverisjes gjatë këtyre viteve. Partia e jonë do të angazhohet maksimalisht për Mitrovicën, duke ia arritur edhe bashkimin e qytetit”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate për deputete e FER-it gjatë bashkëbisedimit të sotëm të aktivistëve të kësaj partie me qytetarët e Mitrovicës.
Shpend Ahmeti, bashkëthemelues i Frymës së Re, kritikoi qeverinë se e kanë çuar vendin në listën e vendeve më të korruptuara në botë.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, jemi një ndër vendet më të korruptuara në botë, kurse politika e vjetër në përgjithësi nuk është në gjendje ta luftojë korrupsionin, e sidomos keq-qeverisja, lufta e së cilës kundër korrupsionit nënkupton luftë kundër vetvetes”, tha Shpend Ahmeti.
Bartësi i listës, Ilir Deda, theksoi se Fryma e Re do të krijojë raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje si shtet i pavarur dhe jo përmes UNMIK-ut e as EULEX-it.
FER-ia ka vazhduar rrugëtimin e saj edhe në Vushtrri, ku qeverinë në largim Ilir Deda e ka quajtur përgjegjëse për dështimin e privatizimit.
“Vushtrria ka potencial të madh ekonomik, por për shkak të politikës së vjetër sot gjendet në një pozitë shumë të keqe. Privatizimi ka dështuar në Vushtrri për shkak të politikës së vjetër dhe për shkak të mungesës së interesimit të politikës së vjetër për me pas një privatizim dhe një zhvillim të suksesshëm”, ka thënë Deda, duke shtuar se me Frymën e Re kjo do të përfundojë dhe se do të rishikohet procesi.
Ai e ka quajtur klasën politike që udhëhoqi qeverinë përgjegjëse për kriminalizimin e vendit.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

FER-i: Bashkimi i Mitrovicës s’ka qenë fare në agjendë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum