www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 EULEX-i mbështet gjyqësorin e policinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: EULEX-i mbështet gjyqësorin e policinë e Kosovës    Fri Dec 10, 2010 9:54 pm


Prishtinë, 10 dhjetor - EULEX-i do të vazhdojë ta mbështesë gjyqësorin dhe Policinë e Kosovës në mënyrë që të sigurojë mbrojtje maksimale për viktimat e krimit dhe ndjekje efikase penale për autorët e krimeve, deklaroi Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac...

EULEX-i të premten shënon Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe kujton miratimin dhe shpalljen e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) nga ana e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në njoftimin e Zyrës së EULEX-it thuhet se edhe pse DUDNJ-ja ka vetëm karakter shpjegues, të drejtat e përcaktuara janë inkorporuar në instrumentet juridike ndërkombëtare, rajonale dhe nacionale dhe janë bërë ligjërisht të obligueshme. Në Kosovë këto dispozita janë pjesë e ligjit në fuqi dhe i obligojnë institucionet e Kosovës që t’i garantojnë këto të drejta themelore për të gjithë qytetarët e saj.

“Shkeljet e të drejtave të njeriut e minojnë strukturën e sundimit të ligjit të secilës shoqëri. Viktimat, të cilave ju shkelen të drejtat njerëzore, kanë nevojë për mbrojtje dhe ndihmë dhe kryesit e shkeljes duhet menjëherë të dalin para drejtësisë”, tha Shefi i EULEX-it Xavier de Marnhac.

Sipas njoftimit, EULEX-i u ndihmon autoriteteve të Kosovës, autoriteteve gjyqësore dhe agjencive për zbatimin e ligjit në përparimin e tyre drejt qëndrueshmërisë dhe llogaridhënies, përfshirë respektimin e ligjit sipas parimeve të DUDNJ. Në këtë kuadër, EULEX-i i monitoron, mentoron dhe këshillon (MMK) institucionet e Kosovës për ta siguruar pajtueshmërinë me ligjin për të drejtat e njeriut dhe merr pjesë në procesin e hartimit të legjislacionit për t’u siguruar që parimet e DUDNJ të përfshihen plotësisht në legjislacionin e ri. Është me rëndësi të theksohet që respektimi i plotë i të drejtave të njeriut është prioriteti kryesor për partneritet evropian.

EULEX-i siguron që të gjitha kompetencat ekzekutive, të cilat rrjedhin nga mandati i tij, i respektojnë standardet ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e njeriut dhe që njësia e tij e caktuar, Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Çështje Gjinore, i zbaton këto standarde në veprimet e saj.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

EULEX-i mbështet gjyqësorin e policinë e Kosovës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create your own blog
YlliehanaForum