www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Kosovës i transferohet kësti i katërt i kredisë nga FMN-ja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Kosovës i transferohet kësti i katërt i kredisë nga FMN-ja   Fri Dec 10, 2010 9:59 pm


Prishtinë, 10 dhjetor - Fondi Monetar Ndërkombëtar më 30 nëntor ka transferuar pjesën e katërt të kredisë në llogari të Kosovës, në vlerë prej 21 milionë e 761 mijë euro, apo 18 milionë e 760 mijë SDR, monedhë kjo zyrtare që përdoret nga FMN-ja. Në konto të Kosovës, nga ky fond, që prej 31 gushti janë transferuar 75 milionë SDR, apo rreth 87 milionë euro.
Kjo kredi, e konsideruar si e butë, i është mundësuar Kosovës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar pas nënshkrimit të “Stand-By” marrëveshjes më 29 korrik të këtij viti. Marrëveshja “Stand-By” konsiderohet e vlefshme deri më 20 janar të vitit 2012.
Zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave nuk kanë dhënë shpjegime të enjten rreth transferimit të këstit të katërt të kredisë nga FMN-ja për këtë vit.
Kjo kredi i është dhënë Kosovës për tejkalimin e deficitit buxhetor të llogaritur në fillim të gjysmës së dytë të këtij viti. Deficiti primar i llogaritur për këtë vit u afrohej 220 milionë eurove, ndërsa zbritja e tij do të mundësohet edhe nga financimet e tjera ndërkombëtare, përfshirë edhe të ardhurat nga Komisioni Evropian dhe nga Banka Botërore.
Përqindja e kamatës të cilën do ta kthejë Kosova për kredinë në vlerë prej rreth 87 milionëve llogaritet të jetë rreth 0.57 për qind. Ndërsa e tërë shuma e të hollave që Kosova pritet ta kthejë në formë të kamatës llogaritet të jetë në vlerë prej rreth 500 mijë eurosh.
Në fillim të implementimit të marrëveshjes me FMN-në, ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, pati thënë se institucionet përgjegjëse financiare të Kosovës janë marrë vesh që Komisionit Evropian t’i raportojnë çdo gjashtë muaj për shpenzimet e bëra.
Ndërkohë, bazuar në raportin e rishikimit të buxhetit të bërë gjatë muajit qershor, arka e shtetit do të jetë e pambushur për mbi 200 milionë euro në proporcion me shpenzimet e parallogaritura me të hyrat buxhetore. Sipas raportit, të hyrat e parashikuara do të jenë në vlerën prej 1 miliard e 106 milionë euro.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ende nuk ka publikuar të dhëna mbi qëndrimin e një stafi gjatë fundit të muajit tetor në Kosovë. Ky mision ka bërë llogaritjet dhe inspektimet e mundshme financiare dhe gjendjen aktuale të buxhetit të Kosovës.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Kosovës i transferohet kësti i katërt i kredisë nga FMN-ja

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum