www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fule: Me zgjedhje të lira Kosovës i rritet kredibiliteti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Fule: Me zgjedhje të lira Kosovës i rritet kredibiliteti   Fri Dec 10, 2010 10:02 pm


Bruksel, 10 dhjetor - Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Stefan Fule, ka shprehur bindjen se zgjedhjet e së dielës në Kosovë do të jenë të lira dhe fer dhe në këtë mënyrë do të rrisin kredibilitetin demokratik të Kosovës. Komisioneri Fule e tha këtë duke u përgjigjur në pyetjen e “Kohës Ditore” se çfarë pret nga zgjedhjet në Kosovë.
Fule mori pjesë në një debat për Ballkanin të organizuar nga „Miqtë e Evropës“ në të cilin takim nuk pati përfaqësues nga Kosova, edhe pse shumë folës përmendën Kosovën dhe raportet e saj me Serbinë si elemente kyçe për stabilitetin afatgjatë të rajonit të Ballkanit. I pyetur se cili është qëndrimi i tij për kërkesën e Beogradit ndaj serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje dhe frikësimi i tyre, Fule tha: „Sa kuptoj unë, është se vendimi i Qeverisë së Serbisë edhe pse nuk shkon në drejtimin që të mbështeten zgjedhjet e lira dhe demokratike të Kosovës, u lë hapësirë të mjaftueshme që serbët që jetojnë në Kosovë, në baza individuale, të mund të vendosin vetë e të dalin në zgjedhje dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Shpresoj shumë se të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe një numër i madh i serbëve, do të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të marrin pjesë ne zgjedhje“. Fule këto komente i ka dhënë pas debatit rreth Ballkanit në të cilin morën pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ai i Serbisë, Cvetkoviq, dhe disa folës të tjerë nga rajoni dhe BE-ja. Kryeministri i Serbisë ka thënë se vendi i tij është duke i përmirësuar raportet me fqinjët dhe ka shprehur, siç ka thënë ai, „gatishmërinë e Beogradit për dialog me Prishtinën për të gjetur një zgjidhje të në cilën të dyja palët do të ishin fituese dhe për të arritur një pajtim historik mes shqiptarëve dhe serbëve“. Por Doris Pack, nga Parlamenti Evropian, ka kritikuar Serbinë për thirrjet që ka bërë ndaj serbëve të Kosovës që të mos dalin në këto zgjedhje. „Ju nuk mund të silleni në vitin 2010, sikur në vitin 2009. Serbët e Kosovës duhet të lihen të qetë dhe të dalin në zgjedhjet e Kosovës për të vendosur vetë për fatin e tyre e jo t’i mësojë Beogradi se çfarë të bëjnë“, ka thënë Pack. Shumë folës kanë bërë ftesë që të gjendet një zgjidhje edhe për pjesëmarrjen e Kosovës dhe të Serbisë në nismat rajonale. Këtë e ka thënë edhe komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule. „Nga situata e tashme asnjëra palë nuk ka dobi, por vetëm pasoja dhe vuajtje për qytetarët. Duhet në mënyrë pragmatike të gjendet një zgjidhje pa paragjykuar qëndrimet rreth statusit të Kosovës“, ka thënë Fule.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukaniviq, ka përmendur „raportet e pavendosura mes Kosovës dhe Serbisë“ si ndër sfidat kryesore për stabilitetin afatgjatë të rajonit të Ballkanit“. Kryeministrit të Serbisë Cvetkoviq i është parashtruar pyetja për bojkotin që Serbia ia bën ceremonisë së ndarjes së çmimit “Nobel” për paqe, me kërkesë të Kinës. Cvetkoviq ka thënë se „ky është një vendim taktik i cili do të mundësojë realizimin e qëllimeve tona strategjike“. Ai është munduar të thotë se kjo kinse nuk ka lidhje me Kosovën, por e ka ndërprerë përgjigjen e vet duke thënë: „Duhet të ndalem këtu“. Komisioneri i Zgjerimit, Stefan Fule, ka thënë se „Komisioni Evropian shpreh keqardhje për këtë vendim të Serbisë, pasi që vendet e BE-së kanë vendosur të marrin pjesë në këtë ceremoni dhe presin që edhe vendet kandidate të ndajnë qëndrimet me BE-në në këto raste“.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Fule: Me zgjedhje të lira Kosovës i rritet kredibiliteti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum