www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zgjedhjet, test për demokracinë në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Zgjedhjet, test për demokracinë në Kosovë    Sun Dec 12, 2010 7:54 am


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të shtunën ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet e duhura për organizimin e zgjedhjeve të lira parlamentare. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të së dielës, të parat që nga shpallja e pavarësisë shihen si test i rëndësishëm për demokracinë e shtetit më të ri në botë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka njoftuar se numri i përgjithshëm i votuesve për zgjedhjet e 12 dhjetorit është 1 milion e 630 mijë e 636 persona.

Për gjithë procesin parashihet të përkujdeset Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar rreth 6 mijë zyrtarë policorë. Për mbarëvajtjen e procesit, KQZ-ja ka paraparë që të ketë edhe listën alternative prej 75 vendvotimesh, kryesisht për viset e banuara me serbë. 114 ekipe mobile janë lënë në dispozicion për votimet në veri të Kosovës.

Zgjedhjet e së dielës do t’i monitorojnë mbi 32 mijë vëzhgues, prej tyre, mbi 26 mijë u përkasin partive politike, 493 organizatave ndërkombëtare, 351 ambasadave si dhe mbi 5 mijë vëzhgues nga organizatat joqeveritare.

Ndryshe, të shtunën Bashkimi Evropian kërkoi nga partitë politike në Kosovë që të sigurojë një proces të lirë dhe korrekt zgjedhor.

Kryetarja e misionit vëzhgues të Parlamentit Evropian, Doris Pack përmes një deklarate për media ka kërkuar nga të gjitha partitë politike që të sigurojnë një proces të lirë dhe korrekt zgjedhor, në të cilin secila votë numërohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Zgjedhjet, test për demokracinë në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum