www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Partitë ankohen për incidente të izoluara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Partitë ankohen për incidente të izoluara    Mon Dec 13, 2010 1:06 am



Subjektet pjesëmarrëse në zgjedhjet nëpërmjet konferencave për media dhe komunikatave janë ankuar për shkelje të procesit zgjedhor, duke akuzuar palët rivale për shkaktimin e disa incidenteve të izoluara.
PDK-ja është ankuar se kryetari i degës së saj në Prishtinë, Ramadan Avdiu është kërcënuar pasi ka votuar në shkollën fillore “Emin Duraku”. Sipas kësaj partie, rasti është paraqitur në polici. PDK-ja është ankuar për parregullsi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Sipas zëdhënësit të kësaj partie, Blerand Stavileci, simpatizantë dhe militantë të LDK-së, janë duke bëtë presion tek votuesit në pesë shkolla të kësaj lagjeje.

LDK-ja ka shprehur shqetësimet e saj për disa incidente që kanë ndodhur. Sipas zyrtarëve të kësaj partie, incidentet më të rënda janë shënuar në zonën e Drenicës, përkatësisht në disa qendra të votimit në komunën e Drenasit ku janë vërejtur persona që kanë votuar disa herë.

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti ka thënë se janë duke e monitoruar imtësisht procesin zgjedhor në secilën qendër e në secilin vendvotim dhe ka njoftuar edhe për shkelje më të vogla i parandalojmë shkeljet e mëdha.

Zyrtarë nga “Koalicioni për Kosovë të Re” kanë raportuar se deri më tani kanë identifikuar një numër të parregullsive. Sipas kësaj partie, këto parregullsi kanë të bëjnë kryesisht me detektorët e ngjyrës së gishtërinjve, votimin nga disa herë të personave, vënien e materialeve propagandistike në qendrat e votimeve. Zëdhënësi Arbër Geci ka thënë se partitë tjera politike janë duke ushtruar presion ndaj komisionarëve të tyre nëpër qendrat e votimit, ai tha se AKR është e shqetësuar për këtë dhe bënë thirrje për respektim të kodit të mirësjelljes.

Edhe subjekte të tjera politike janë ankuar gjatë ditës për parregullsi zgjedhore, kryesisht për mosfunksionimin e llambave ultravjollce
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Partitë ankohen për incidente të izoluara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com
YlliehanaForum