www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Sherri, Rezi & Rozi rrezikojnë edhe burgun…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Sherri, Rezi & Rozi rrezikojnë edhe burgun…   Mon Dec 13, 2010 6:04 pm

Në nenin nr.90 të Kodit Penal thuhet se rrahja, si çdo veprim tjetër dhune, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. Por, po kjo vepër penale, kur ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë deri në 9 ditë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.



Gjithçka varet nga mënyra se si do të interpretohet dhuna e ndërsjellë mes tyre, në rast se ato do të preferojnë që të bëjnë një padi në gjykatë. Në raste të tilla, pavarësisht se dosja dërgohet në prokurori, organi i akuzës nuk fillon procedim penal dhe i drejton palët në gjykatë. Dënimi i dy këngëtareve është plotësisht në “duar” të togave të zeza, pasi prokurori i çështjes mund të jetë ose jo i pranishëm gjatë seancave gjyqësore. Burime nga policia e kryeqytetit thanë se tashmë dosja hetimore në ngarkim të Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtës është plotësuar edhe me raportet përkatëse, si dhe me aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, që përshkruajnë me hollësi dëmtimet e të dy vajzave. Ndërsa sot, dosja do të depozitohet pranë Regjistrit Penal të Prokurorisë së Tiranës.



EKSPERTIMET
Burime nga policia thanë se në vendimet që u dorëzuan dje në Komisariatin nr.1 nga Mjekësia Ligjore e Tiranës, prej ekspertëve mjeko-ligjorë, përshkruheshin me hollësi dëmtimet që kanë pësuar këngëtaret gjatë sherrit që patën në orët e para të mëngjesit të së hënës. Por ajo çka shkruhej në aktet e ekspertimit nuk e ndryshonte veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”, në “plagosje të lehtë”. Sipas raportit, dëmtimet e dy këngëtareve nuk ishin serioze. Ato nuk kishin plagë në trup, por vetëm disa dëmtime të lehta, që nuk mund të klasifikohen në kategorinë e një plagosjeje. Policia sqaroi se Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi kanë pasur dëmtime të ndryshme të lehta në trup dhe se asnjëra prej tyre nuk kishte dëmtime serioze apo ndonjë plagë që mund të mbetej shenjë, që parashikonte ndryshimin e akuzës. Ajo që bën ndryshimin mes dëmtimeve në trup të dy vajzave, është raporti mjeko-ligjor për Rozana Radin, ku në ndryshim nga këngëtarja tjetër, ka një shenjë të dukshme në syrin e djathtë, të mavijosur, por që nuk pengon shikimin. Të dyja aktet e ekspertimit të kryera nga specialistët e Institutit të Mjekësisë Ligjore i janë bashkangjitur dosjes hetimore të përgatitur nga policia dhe sot do të referohen në prokurori.


KONFLIKTI
Ngjarja për të cilën dy këngëtaret e njohura të skenës shqiptare, Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta, denoncuan njëra-tjetrën në polici, ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, tek Liqeni Artificial, në Tiranë. Mëngjesin e asaj ditë, të dyja vajzat u drejtuan në Komisariatin nr.1 të policisë së kryeqytetit dhe denoncuan njëra-tjetrën për dhunë, madje kryen edhe ekspertimet mjeko-ligjore. Shkak për sherrin e radhës mes tyre, sipas policisë ka qenë një konflikt i nisur prej rreth 8 muajsh, në reality shou “Vip Shtëpia” në Kosovë, kur vajzat patën një konflikt me njëra-tjetrën për punët e shtëpisë. Sherri i radhës mes këngëtareve të njohura ndodhi pranë një kompleksi të njohur te Liqeni Artificial në kryeqytet. Burime nga policia thanë se Rozana Radi pretendon se është goditur me grushte në fytyrë nga këngëtarja Shkurta, madje sipas policisë, ajo ka edhe shenja të dukshme në pjesën e fytyrës, një mavijosje në pjesën e sipërme të syrit të djathtë. Për të dyja këngëtaret policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën “dëmtime të tjera me dashje”. Burimet sqaruan se rreth kësaj ngjarjeje ka dhënë deklarime në Komisariatin nr.1 edhe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, i cili ka qenë i pranishëm gjatë “përleshjes” së këngëtareve.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Sherri, Rezi & Rozi rrezikojnë edhe burgun…

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum