www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Isufi: AAK nuk është përgatitur për opozitë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vala
powered by PTK
powered by PTK


Numri i postimeve : 3627
Data regjis. : 08/04/2010
Age : 25
Location : Kosovë

MesazhTitulli: Isufi: AAK nuk është përgatitur për opozitë   Tue Dec 14, 2010 11:33 pm


Prishtinë, 14 dhjetor - Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përsërisin se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por megjithatë theksojnë se nuk janë të gatshëm të qëndrojnë në opozitë, dhe për këtë ata presin rezultatet përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, sipas RTV21, ka thënë se AAK-ja ka vijat ndarëse mes atyre që mbrojnë shtetin dhe krijojnë institucionet stabile dhe atyre që rrënojnë sistemin shtetëror dhe që rrëzohen vetë nga pushteti.
Ai ka thënë se deri tani nuk ka asnjë takim me asnjë subjekt politik, por do të fillojë të kontaktojë pas rezultateve përfundimtare të KQZ-së.
"Ne po e theksojmë për të satën herë se nuk ka koalicion me PDK-në për arsye se e ka bërë rrënimin institucional të vendit", ka thënë Isufi.
Sidoqoftë, në rast të përmbysjes së përqindjes së votave pas publikimit të rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të bëjë koalicion me partitë që ai i quan të djathta, siç është LDK-ja, por as me Vetëvendosjen, e cila ndjek politika të majta.
Isufi thekson se me refuzimin për koalicion me PDK-në, nuk rrezikohet formimi i Qeverisë së re.
"Nuk rrezikohet asgjë krijimi i qeverisë, për arsye se ka parti satelite të cilat do të lidheshin në koalicion. E dini që ka ndihmuar edhe në të kaluarën për të sjellë zgjedhjet e jashtëzakonshme", ka thënë ai.
Nënkryetari i AAK-së thekson se pret që PZAP-ti, t'i shqyrtojë ankesat dhe të ndajë drejtësi, por nëse nuk do të ketë përsëritje të zgjedhjeve atje ku ka pasur keqpërdorime, paralajmëron kundërshtim të rezultateve zyrtare të KQZ-së.
"Së pari kemi bërë ankesën, e kemi përfillë anën ligjore, fjalën do ta thotë organi që e ka për obligim ta ndajë drejtësinë në këtë rast. Nëse nuk përsëriten zgjedhjet atje ku ne e dimë se ka pasur shkelje drastike të votës së qytetarit, normalisht se nuk do t'i pranojmë, sepse është e palogjikshme të pranohen rezultatet të cilat në fakt të gjithë e dimë që kanë qenë të manipuluara", është shprehur Isufi.
Isufi ka thënë se AAK-ja nuk është përgatitur të qëndrojë në opozitë, por ai shpreson të ketë një rezultat tjetër pas publikimit të rezultateve përfundimtare dhe pas shqyrtimit të 171 ankesave që janë dërguar në PZAP. Isufi ka theksuar se edhe KQZ-ja ka dështuar teknikisht në organizimin e zgjedhjeve dhe se këto probleme e kanë dëmtuar seriozisht procesin zgjedhor në vend.

_________________________________________________________________________



Per informata ne Ptk kliko ketu
Qendrim Rexha
ק๏รt คภ๔ tєlєς๏๓๓ยภเςคtเ๏ภร ๏Ŧ к๏ร๏ש๏, ן.ร.ς.
ק๏รtค ๔ђє tєlєк๏๓ยภเкคςเ๏ภเ เ к๏ร๏שëร, รђ. ค.
ק๏štค เ tєlєк๏๓ยภเкคςเןє к๏ร๏שค, ๔.๔. [/b]

Ylliehana Biz ne Facebook
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ptkonline.com
 

Isufi: AAK nuk është përgatitur për opozitë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum