www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 AKR pret certifikimin e zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: AKR pret certifikimin e zgjedhjeve    Wed Dec 15, 2010 6:51 am



Koalicioni për Kosovë të Re, i prirë nga Aleanca Kosova e Re (AKR), përmes një deklarate për media, falënderon popullin e Kosovës, përkatësisht votuesit, për dalje më të madhe në votime se sa viteve të fundit dhe konsideron se kjo është shprehje e disponimit gjithnjë e më të madh se Kosovës i nevojitet kthesë në zhvillimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe përmirësim të qeverisjes.
“Koalicioni konsideron se fushata zgjedhore, ndonëse e shkurtër, ka mundësuar që subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, të shpalosin ofertën e tyre para zgjedhëseve. Programi Zgjedhor i Koalicionit, i prezantuar para zgjedhësve dhe i publikuar në shtypin ditor e pastaj i prezantuar dhe shtjelluar në mënyrë cilësore nga përfaqësuesit tonë në debatet televizive, ka ofruar një ofertë shumë serioze dhe adekuate për proceset e tanishme në vend. Ai është pritur mirë nga votuesit dhe opinioni dhe paraqet një udhërrëfim edhe për punën tonë në vazhdim në institucionet e Kosovës dhe më gjerë”.

“Sa i përket vet procesit zgjedhor, ne tani kemi shprehur brengat serioze lidhur me lëshimet teknike si mungesa e fotografive në librin e zgjedhësve që nënshkruhet, mosfunksionimin e elementëve verifikuese -llambat dhe ngjyra gjë që ka hapur mundësinë për votime të shumëfishta dhe për personat që nuk kanë qenë fizikisht në Kosovë ose tanimë janë të vdekur”.

“Ka edhe raste drastike kur numri i fletëvotimeve tejkalon numrin e zgjedhësve në regjistrat e vendvotimeve të caktuara. Kjo e lëndon seriozisht rregullsinë e zgjedhjeve, vullnetin dhe përcaktimin e zgjedhësve. Pjesa më e madhe e zgjedhësve kanë votuar në mënyrë të civilizuar dhe dinjitoze, por kanë dështuar veçanërisht disa subjekte zgjedhore që këtë atmosferë të mirë ta shndërrojnë në zgjedhje të standardeve, çfarë i meriton populli i Kosovës, i cili kërkon shkëputje nga shkelja e ligjit dhe qeverisje të ndershme dhe punë të palodhshme”.

Koalicioni kërkon që secili akt i shkeljes së ligjit, të procedohet në mënyrë efektive dhe aktorët e shkeljes së ligjit, të përgjigjen para ligjit. Ky kolicion njofton se nuk do të heq dorë lidhur me këtë kërkesë.

“Sa i përket krijimit të institucioneve, ne konsiderojmë që sa më shpejt duhet të shihet nëse këto zgjedhje do të certifikohen. Pas kësaj, Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sa më parë”.

“Lidhur me pjesëmarrjen e Koalicionit në Qeveri, ne mbesim në qëndrimet që i kemi prezantuar para elektoratit dhe opinionit: “Koalicioni nuk ka vija të kuqe ndaj subjekteve politike. Pjesëmarrja jonë në çfarëdo koalicioni tash dhe në të ardhmen, kushtëzohet me hapësirën që ofrohet për të realizuar zotimet tona para zgjedhësve, përkatësisht programin e Koalicionit, referencat e ministrave, kompetencën profesionale dhe politike dhe përmbushjen e kritereve etike e morale dhe përkushtimin për respektimin e ligjit”. “Koalicioni do të bashkëpunojë me gjithë subjektet që konstituojnë Kuvendin e Kosovës për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme që ta nxjerrë vendin nga kriza institucionale dhe e qeverisjes. Për ne mund të jenë të pranueshme edhe alternativa e tjera (qeveria teknike deri në zgjedhje që do të mbaheshin pas një viti apo të ngjashme)”.

“Koalicioni fton gjithë subjektet politike dhe shoqërinë civile, që menjëherë të fillojnë aktivitetet për tejkalimin e dobësive në sistemin zgjedhor, që të përfundojë regjistrimi i popullsisë, të spastrohen listat zgjedhore, të evidentohen votuesit resident, votuesit që janë resident në vendet e tjera dhe listat zgjedhore të azhurnohen rregullisht duke hequr personat e vdekur”.

Koalicioni i drejtuar nga AKR kërkon që të shqyrtohen mundësitë për digjitalizimin e zgjedhjeve dhe procesit zgjedhor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

AKR pret certifikimin e zgjedhjeve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum