www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 FeR nuk i njeh rezultatet preliminare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: FeR nuk i njeh rezultatet preliminare    Wed Dec 15, 2010 6:53 am


Partia Fryma e Re (FeR) nuk i pranon rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të paraqitura nga KQZ-ja për shkak të keqpërdorimeve dhe manipulimeve anembanë Kosovës, duke vlerësuar se institucionet që dalin nga to janë jolegjitime.
Në një reagim të FeR-it thuhet se gjatë ditës së zgjedhjeve aktivistët të saj kanë qenë dëshmitarë të manipulimeve të votës së lirë anembanë Kosovës me raste nga më të ndryshmet, si për shembull presioni i vazhdueshëm nga përfaqësues të PDK së në votues gjatë shënimit të votës; shitje të votave jashtë vendvotimit për 20 euro në Mitrovicë; kërcënim fizik nga përfaqësues të PDK së ndaj vëzhgueses së partisë, duke mos e lejuar mbushjen e ankesës për parregullsi në vendvotim; sjellje e votave shtesë në vendvotime nga persona të dyshimtë; ardhja e kutive me shifër të njëjtë nga Drenasi në qendër të numërimit; vijimi i votimit, përkundër daljes nga vendvotimi të personit përgjegjës për detektimin e gishtërinjve; vijimi i votimit përkundër mosfunksionimit të detektorit gjatë tërë ditës së votimit; mosdetektimi i sprejit në gisht nga detektorët që kinse kanë qenë në funksion.

“Të gjitha këto e shumë raste të tjera të parregullsive gjatë ditës së zgjedhjeve FeR i ka paraqitur pranë PZAP së bashkë me dëshmitë adekuate. FER-i beson se këto dhe shumë shkelje të tjera, të raportuara anembanë Kosovës nga ky subjekt dhe subjektet e tjera partiake, bashkë me manipulimet tashmë të padiskutueshme në Skenderaj e Drenas, ndikojnë substancialisht në rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe bëjnë që zgjedhjet të jenë përfundimisht jolegjitime”, thuhet në reagimin e FER-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

FeR nuk i njeh rezultatet preliminare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizForumotion.com | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
YlliehanaForum