Medina Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104 Data regjis. : 12/11/2009 Age : 28 Location : Tek Parajsa Pa Drita
 | Titulli: PDK: Përmbahuni nga veprimet e delikuentëve të Vetëvendosjes Sat Dec 18, 2010 8:18 am | |
| Partia Demokratike e Kosovës apelon tek anëtarësia e saj që të përmbahet ndaj veprimeve provokative dhe të ulëta të, siç thuhet, delikuentëve të Lëvizjes Vetëvendosje! “Ndërhyrjen në bilbordat e PDK-së në Prishtinë nga një grup delikuentësh të Lëvizjes Vetëvendosje!, Partia Demokratike e Kosovës e konsideron veprim antidemokratik, anticivilizues dhe nxitës të urrejtjes ndërpartiake, pas një procesi të suksesshëm zgjedhor më 12 dhjetor 2010”, thuhet në një komunikatë të PDK-së.
“Gjuha e përdorur dhe e shkruar nga fanatikët delikuentë të Lëvizjes Vetëvendosje! është në kundërshtim me kodin e gjuhës demokratike dhe të lirisë së shprehjes. Gjuha e fyerjes, urrejtjes dhe shpifjes nuk i bën nder asnjë shprehje të revoltës ndaj pësimit të humbjes në garën e lirë zgjedhore ku vota e sovranit përcakton fatin e secilit subjekt politik”.
Partia Demokratike e Kosovës apelon tek anëtarësia e saj që të mos ndikohen nga veprimet e tilla të ulëta, të mos reagojnë ndaj gjuhës dhe veprimeve të tilla që nuk i bëjnë nder as anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, as anëtarëve të familjeve të tyre dhe as ambientit të përgjithshëm politik në Kosovë”.
|
|