www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Marty, pjesë e “klubit anti-pavarësi”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Marty, pjesë e “klubit anti-pavarësi”    Mon Dec 20, 2010 11:29 pm

Kryeministri i Kosovës në largim Hashim Thaçi ka thënë se me Dick Martyn do ta çojë deri në fund, jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht. Akuzat e raportuesit të Këshillit të Evropës, Thaçi i quan të orkestruara nga një i “klub anti-pavarësisë” dhe se raporti ka qenë i planifikuar për goditjen e shtetit të Kosovës.
Në një intervistë për gazetës Express, Thaçi ka thënë se akuzat e drejtuara kundër tij në raportin e Dick Martyt se ka drejtuar grupe kriminale për trafikim me organe njerëzore janë fushatë tash e 15 vjet. “Ne kemi ngadhënjyer mbi këto shpifje. Akuza dhe trillime skandaloze edhe më herët dhe do të fitojmë edhe tash”, ka thënë Thaçi.

I pyetur nëse ka një plan në qarqe ndërkombëtare për eliminimin e tij nga politika, Thaçi ka thënë se ka bashkëpunim të shkëlqyer me bashkësinë ndërkombëtare dhe se akuzat e Martyt janë të drejtuara kundër SHBA-ve dhe miqve të tjerë perëndimorë.

Lideri i PDK-së ka thënë se incidentet e izoluara nuk mund ta prishin hijeshinë e këtyre zgjedhjeve dhe se aktualisht po merret vetëm me krijimin e qeverisë së re.“Askush nuk mund ta mbulojë humbjen e vet përmes ankesave. Kundërshtarët e mi duhet t’i shqyrtojnë pozicionet brenda partive të tyre. Puna e madhe në formimin e Qeverisë së re ka përfunduar. I kam partnerët. Vendit do t’ia jap një president kredibil”, ka thënë Thaçi për Express.

Në këtë intervistë ai ka thënë se është i gatshëm të takohet me presidentin serb, Boris Tadic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Marty, pjesë e “klubit anti-pavarësi”

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum