www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rezarta Shkurta thirret në prokurori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lola
Përgjegjës i Forumit
 Përgjegjës   i Forumit


Numri i postimeve : 29035
Data regjis. : 05/11/2009
Age : 26
Location : ɐuɐɥǝıןןʎ ɐןןɐɥɐɯ ǝʇ :)

MesazhTitulli: Rezarta Shkurta thirret në prokurori   Thu Dec 23, 2010 1:30 am

Dosja penale që ka për objekt zënkat mes dy këngëtareve, tashmë ka marrë rrugën ligjore, ndërkohë që prokuroria pohoi se ditën e sotme do të marrë në pyetje edhe Rozana Radin, protagonisten tjetër të sherrit, shkruan ''Panorama''.

E veshur me një pallto të bardhë dhe një kapuç të zi, rreth orës 13:30, Rezarta Shkurta ka mbërritur dje në Prokurorinë e Tiranës, rreth 30 minuta me vonesë. Ajo ishte thirrur në ora 13:00 për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, në katin e pestë të prokurorisë.

Sipas ''Panorama'', për rreth dy orë, Rezarta Shkurta ka dhënë shpjegimet e saj për përleshjen fizike me Rozana Radin, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor pas mesnate.
Në dëshminë e saj, Rezarta Shkurta ka pohuar se ngjarjet që sollën përleshjen fizike kanë qenë deklaratat e Rozana Radit, sipas të cilave pajtimi mes tyre kishte ndodhur pasi Rezarta ka kërkuar ndjesë lidhur me konfliktin e nisur në spektaklin “Vip Shpija” në Kosovë.

Më tej, sipas dëshmisë së Rezarta Shkurtës, ajo është përpjekur të kontaktojë me Rozana Radin. “Pas deklaratës në ‘Zonë e Lirë’, i shkrova në Facebook dhe i thashë se gënjeu kur tha se i kisha kërkuar ndjesë”, ka thënë Rezarta. Sipas saj, reagimi i Rozana Radit ishte i dhunshëm.

Këngëtarja Shkurta ka thënë në prokurori dje, se pas komunikimit me Rozanën, ishte kjo e fundit që në formë sfide i kishte thënë “hajde të të takoj dhe do të shohësh që do të të zhgarravis”.
Pas mesnatës së 5 dhjetorit 2010, Rezarta Shkurta pohon në dëshminë e saj se është nisur me gjithë të shoqin, Ermalin, për të takuar Rozana Radin, duke qenë se ishte orë e vonë.

Takimi, i cili u kthye më pas në përplasje me grushte, është kryer tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, pranë një kompleksi të njohur në kryeqytet.
“Sapo jemi takuar, pashë që Rozana ishte në gjendje të rënduar psikologjike, ishte e pamundur të flisje me të”, ka thënë Rezarta Shkurta në prokurori.
Sipas saj, për këtë shkak, ajo është ndodhur nën goditjet e Rozana Radit dhe më pas është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje derisa policia dhe bashkëshorti i saj, Ermali, kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin.
Rrezarta Shkurta ka shpjeguar më tej, se pas sherrit, i është drejtuar policisë me kallëzim penal.

_________________________________________________________________________



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://www.ylliehana.biz
 

Rezarta Shkurta thirret në prokurori

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs
YlliehanaForum