www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Orinda Huta: Kam gjetur dashurine e vertete, jam e lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it
avatar

Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Orinda Huta: Kam gjetur dashurine e vertete, jam e lumtur   Tue Nov 24, 2009 12:24 am

Një kontrast bardh e blu, që e fut në brendës inë e një pafundësie që në tërësi përmban një oqean ndjenje. Jo më larg se dje kemi ndjekur të gjithë performancën e Orinda Hutës në Pallatin e Kongreseve, e veshur e gjitha në të bardha. Këngëtarja simpatike, veç rrëfimit në këtë intervistë për ‘Bluetooth’ për këngën e saj më të fundit konkurruese në ‘Kënga Magjike’, na tregon dhe se është shumë e dashuruar. Një dashuri që dëshiron ta mbajë vetëm të sajën, duke mos dashur të tregojë as emrin e personit me të cilin ka një marrëdhënie tashmë serioze. Paçka thashethemeve që kanë qarkulluar për të, se është në lidhje me një tjetër këngëtar, Orinda nuk konfirmon asgjë, thjesht nuk do që emrin e tij ta bëjë publik.
Këtë herë, një këngë që të jep idenë e pafundësisë. Si ndihet Orinda në ‘Oqeanin’ e saj?
Mmm, është një këngë shumë e bukur, që unë e dua shumë. Është realizuar nga Alban Kondi, teksti i përket Dr. Florit dhe orkestrimi është i Shpëtim Saraçit. ‘Një oqean që zemrat na ndan’, thuhet mes vargjeve, ku fabula flet për dy të dashuruar që janë ndarë nga njëri-tjetri dhe në mes kanë një oqean. Duhen, por e kanë në pamundësi lidhjen e tyre, ndërkohë që jetojnë me shpresën se bashkë do të rikthehen.
Cila ishte ideja e performancës së djeshme? Një gjetje e jotja?
Performanca ishte e shkëlqyer. Është realizuar nga mikesha ime shumë e mirë, Olta. Një oqean i vërtetë në skenë. Unë jam sipër atij oqeani. Do e prek, sikur të dua ta marr me vete. Është thjesht oqeani im.
E ndjen konkurrencën?
E ndjej shumë. Ka këngë shumë të bukura. Ka shumë balada, por gjithsesi, unë jam e sigurt në atë që bëj. Këndoj në skenë e sigurt me këngën time dhe e kam shijuar atë në maksimum.
Cila mendon se është kënga më e mirë?
Për mua, këngë të mirë kanë ‘Product 28’. Mira Konçi ka një këngë shumë të mirë. Realisht ka materiale shumë të mira muzikore. I kam dëgjuar me shumë qejf. Edhe Kastro ka këngë shumë të bukur. Ka disa këngë që më pëlqejnë vërtet.
Për ty, kush duhet të fitojë?
Sinqerisht nuk e di kush do fitojë. Nuk e di fare. Është i vetmi festival që nuk di të mendoj apo të parandiej fituesin, pasi gjithmonë i kam rënë në kokë se kush do e merrte çmimin e parë. Të gjitha këngët janë shumë të bukura. Madje edhe kur të votoj, se di se kë do votoj. Ka aq shumë këngë të mira dhe nuk e di si do e bëj dallimin mes tyre. Votimi është i fshehtë dhe unë në fakt mendoj që më mirë që është kështu dhe jo i hapur. Nuk më intereson fare se si më ka votuar x këngëtar, as që më hyn në punë. Për mua është e rëndësishme kënga.
Aktualisht je në vit të fundit. E ndjek rregullisht shkollën?
Patjetër që po. Jam në vit të fundit dhe për pak përfundoj. Jam marrë me muzikë goxha, por edhe shkollën nuk e lë pas dore.
Ç’po bëhet me albumin?
Bashkë me Albanin kemi ndërmend ta mbyllim tani albumin. Vitin që vjen, patjetër që do të jetë në treg, pasi të gjitha këngët kanë përfunduar. Po punojmë për të çuar punën tonë deri në fund bashkë me Dr. Florin dhe Shpëtim Saraçin. Do të ketë disa kompozitorë të mirë brenda albumit tim. Këngët do të jenë të gjitha të reja. I kam kënduar aq shumë të rejat, sa nuk ia vlen që t’i përmbledh në album. Do jetë një album tërësisht i ri.
Duke prekur paksa jetën tënde private, si po shkon dashuria?
Hahaha, shuuuuumë mirë!
Pra je e dashuruar…
Jam shumë e dashuruar. Ndihem shumë mirë. Jam shumë e lumtur.
Mund të na flasësh pak për të dashurin tënd?
Jo, absolutisht. Nuk dua të them se kush është, edhe pse një pjesë e njerëzve mund ta dinë. As foto nuk bëjmë bashkë. Kjo është jeta jonë private dhe nuk duam ta prekë askush e për më tepër ta cenojë dikush. Kështu e kemi lënë të dy, sepse kështu duam. Është mendimi ynë, jeta jonë…
I kushton shumë kohë atij?
Shumë. Mundohem sa më shumë të mundem.
Mendon se është dashuria e vërtetë?
Them dhe ndjej që po!
Je xheloze?
S’e di…në fakt nuk më ka dhënë asnjëherë arsye për të qenë xheloze. Nuk di të them për këtë pjesë.
Çfarë bën për të? Bën shumë surpriza?
Shumë dhe kam shumë qejf kur i realizoj. Herën e fundit mbaj mend që kam bërë diçka shumë të bukur dhe që ndihem mirë për këtë.
Po ai ty?
Edhe ai mua, sigurisht.
Çfarë është ajo që po mendon në këto momente, teksa flet për dashurinë?
Mmm, s’e di. Di të them që jam shumë e lumtur dhe ndihem shumë mirë, por momentalisht jam shumë e hallakatur në mendime sepse kam një sërë gjërash për të realizuar dhe ju po më intervistoni teksa pres të debutoj në ’Kënga Magjike’. Jam shumë e emocionuar.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Orinda Huta: Kam gjetur dashurine e vertete, jam e lumtur

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ.::Arti dhe Kultura::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Kinemaja dhe Televizioni-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum