www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Bisedimet Kosovë-Serbi, vetëm si shtete fqinje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Bisedimet Kosovë-Serbi, vetëm si shtete fqinje    Sat Dec 25, 2010 7:52 am

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Robert Gelbard, ka deklaruar se raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, është i prirë për të bërë sensacione, porse akuzat e rënda që ia ka bërë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duhet të hetohen. Ai ka thënë se akuzat ndaj kryeministrit Thaçi për trafikim organesh njerëzore janë serioze, dhe se ato nuk mund të anashkalohen.
Duke folur për bisedimet e mundshme Kosovë-Serbi, Gelbart tha se ato duhet tw jenw mes dy shteteve fqinje. Ai shprehu mirënjohje ndaj të dyja palëve, për siç tha ai, nevojën e treguar se ekzistojnë çështje praktike që duhet zgjidhur. Ai po ashtu përsëriti se akuzat e bëra ndaj kryeministrit Thaçi nuk do të kenë asnjë ndikim në çështjen e pavarësisë së Kosovës.

“Akuzat e senatorit zviceran ndaj Thaçit nuk duhet të jenë pengesë në rrugën drejt zgjidhjes së çështjeve praktike të cilat janë në interes të ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës”, tha diplomati amerikan në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, edicioni në gjuhën serbe.

Ndërkaq, duke folur rreth marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë, Gelbard tha se ato janë të mira, edhe pse sipas tij, mund të jenë edhe më të mira.

"Vizita e nënpresidentit Joe Biden dhe e sekretares së Shtetit, Hillary Clinton ka shënuar përparim në marrëdhënie dhe bashkëpunim mes dy vendeve. Tani gjithashtu kemi edhe ndihmës sekretarin e Shtetit, Tom Countryman, i cili është i martuar me një serbe. Pra administrata e Presidentit Obama është e angazhuar dhe po punon në përmirësimin e këtyre raporteve, megjithëse ekzistojnë disa komplikime, para së gjithash preokupimet e Beogradit me Kosovën”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Bisedimet Kosovë-Serbi, vetëm si shtete fqinje

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
YlliehanaForum