www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë    Sat Dec 25, 2010 7:54 am

Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka uruar Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me rastin e festës së Krishtlindjes.
“Duke e vlerësuar lart angazhimin tuaj për paqen, harmoninë dhe dashurinë ndërmjet njerëzve, pa dallim etnie e besimi, si dhe përkushtimin e Kishës Katolike për të ardhmen më të ndritur të Kosovës, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme juve dhe gjithë besimtarëve katolikë të vendit”, thuhet në urimin e Krasniqit.

“Bashkë me këtë festë të madhe dhe me atë të Vitit të Ri, ne kemi arsye të kremtojmë dhe t’u gëzohemi sukseseve të reja që i ka arritur Kosova si rezultat i përpjekjeve të qytetarëve të saj, të institucioneve demokratike dhe të miqve të shumtë që kanë vazhduar të na mbështesin pa kursim”, ka thënë Krasniqi në urimin për festën e Krishtlindjes.

Ipeshkvin e Kosovës dhe besimtarët katolikë për Krishtlindje i ka uruar edhe kryeministri Hashim Thaçi, duke thënë se “kjo festë përçon mesazhin e lindjes së besimit, shpëtimit, humanizmit dhe mirësisë për të gjithë njerëzit në botë...”.

Urime të ngjashme për besimtarët katolikë kanë dërguar edhe liderë të tjerë të institucioneve dhe të subjektet politike në Kosovë. /
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum