www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prokuroria e Shtetit e hapur për hetime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Prokuroria e Shtetit e hapur për hetime    Sat Dec 25, 2010 7:59 am

Lidhur me raportin e anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, Prokuroria e Shtetit të Kosovës përkujton se, prokurorët e Tribunalit të Hagës në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, me ekspertët e Tribunalit të Hagës dhe me ata shqiptarë, kanë zhvilluar një hetim që ka rezultuar me mosgjetjen e provave për pohimet lidhur me trafikimin me organe njerëzore, brenda territorit të Shqipërisë.
Në një komunikatë për media Prokuroria e Shtetit, gjithashtu përkujton se vetëm prokuroritë, si organe kompetente të një shteti apo ato të themeluara për të vepruar pranë tribunaleve apo gjykatave janë kompetente për të akuzuar një person për kryerjen e një shkeljeje penale dhe se këtë kompetencë nuk e ka askush tjetër.

Po ashtu Prokuroria e Shtetit kërkon nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që të gjitha materialet e siguruara nga deputeti i saj Dick Marty t’ia dërgojë në kompetencë Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Prokuroria e Shtetit siguron Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës se pohimet nga raporti i raportuesit të saj, do të vlerësohen si informata shumë serioze, të mbledhura nga një parlamentar i saj dhe se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë faktorët relevantë për hetimin e drejtë dhe të paanshëm të informatave dhe të të gjitha pohimeve të prezantuara në raport.

Në komunikatë thuhet se Prokuroria e Shtetit ka kompetencë dhe detyrë kushtetuese dhe ligjore ndjekjen e kryesve të veprave penale që ndiqen sipas detyrës zyrtare. Në kuadër të saj është themeluar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kompetente për të ndjekur edhe kryesit e veprave penale të krimeve të luftës.

“Kjo prokurori udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it, ndërsa përbëhet nga prokuror vendës dhe prokuror ndërkombëtar, kryesisht nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe nga SHBA-të”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Snezana Malovic, ka deklaruar se organet e jurisprudencës të Serbisë kanë marrë veprime parahetuese për rastin e tregtisë me organe njerëzore në Kosovë. Ajo për gazetën “Veçernje Novosti” ka deklaruar se është e sigurt, se duke marrë parasysh se bëhet fjala për krim të luftës, organet kompetente do të nisin hetimet. “Kjo lëndë mund të jetë një test për bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet të bëjmë gjithçka që të arrijmë bashkëpunim të plotë, sepse është e domosdoshme të përcaktohet e vërteta, dhe në këtë kontest, raporti i Dick Martyt paraqet kontribut të madh”, ka deklaruar Malovic.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Prokuroria e Shtetit e hapur për hetime

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a blog
YlliehanaForum