www.ylliehana.biz
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.





 
PortaliForumPytësoriRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Vetëvendosje: Nuk merremi me shpifjet e sharlatanëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Medina
Mikë/e i/e Forum-it
Mikë/e i/e Forum-it


Numri i postimeve : 17104
Data regjis. : 12/11/2009
Age : 27
Location : Tek Parajsa Pa Drita

MesazhTitulli: Vetëvendosje: Nuk merremi me shpifjet e sharlatanëve    Sun Dec 26, 2010 5:31 am

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar nga deklaratave të kryetarit të OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli që ka thënë se brenda kësaj lëvizje ka elemente sllave.

“Vetëvendosje nuk është shërbim, nuk ka shërbime të fshehta brenda vetes, nuk është takuar dhe nuk takohet me shërbime të fshehta. Ne jemi me popullin dhe pranë popullit. Nuk merremi me shpifjet e sharlatanëve që vjedhin vota për PDK-në, siç është rasti i Muharrem Xhemajlit. Gjithçka që vjen prej ish pushtetarëve dhe veglave të tyre është në funksion të negociatave të ardhshme me Serbinë”, thuhet në reagim e shkurtër të Vetëvendosjes lidhur me deklaratën e Xhemajlit.

Ndryshe, kryetari i OVL të UÇK-së, në një intervistë për KTV-në, të premten mbrëma, ka drejtuar akuza edhe ndaj kreut të kësaj lëvizje, Albin Kurti, të cilin e ka përmendur lidhur me një takim me pjesëtarë të shërbimit sekret serb. “Ai (Kurti), pas luftës dhe lirimit nga burgu, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme deri në vitin 2004 me inspektorë të shërbimit sekret serb dhe me njerëz të armatës serbe. Këtu vlen të përmenden vëllezërit Dacic nga Klina, me të cilët është parë Kurti në takime. Njëri prej tyre është inspektor i shërbimit sekret serb dhe tjetri oficerë i armatës serbe”, ka thënë Xhemajli.

Ai ka hedhur poshtë akuzat se OVL e UÇK-së po mbron interesat e PDK-së dhe Hashim Thaçit. “Kjo nuk qëndron, sepse ne po mbrojmë vlerat e UÇK-së në këtë rast dhe se dihet se Hashim Thaçi ka qenë një nga kryesuesit e kësaj ushtrie”, ka thënë kreu i OVL të UÇK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Vetëvendosje: Nuk merremi me shpifjet e sharlatanëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
www.ylliehana.biz :: Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ..::Lajmet::..Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ :: Me te Rejat prej Lajmeve-
Kërce tek:  
Copyright © 2009-2011 Powered by Ylliehana Team
Ylliehana.bizFree forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Have a free blog with Sosblogs
YlliehanaForum